Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-03-2019

Ekspertiza dhe Analizat

Më datë 14 dhe 15 Mars 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Ekspertiza dhe Analizat”.

Temat që do të diskutohen janë: Sekuestrimi i përkohshëm, Bazat themelore për sekuestrim dhe procedura /si prove, si mundësi dhe si dobi, Sendet qe nuk munde te sekuestrohen përkohësisht, Kuptimi i Sekuestrimit dhe konfiskimi si dy forma të marrjes së pasurisë së përfituar me vepër penale, Baza Juridike për marrje të pasurisë së përfituar me vepër penale, Bazat juridike ne legjislacionin tone per  sekuestrimi dhe konfiskimi etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), 2017-2018.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :