Më datë 21.03.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Ekspertiza dhe Analizat”.
Temat që do të trajtohen janë: Hapat për marrjen e pasurisë të fituar me vepër penale, identifikimi-gjurmimi, mjetet për identifikim të përdorura nga hetuesi dhe prokurori, Bllokimi –ngrirja, Mënyrat e sekuestrimit gjatë kontrollit, Konfiskimi, Kushtet për konfiskim sipas kompetencave të zgjeruara etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI), 2017-2018.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
21-03-2019