Më 28-29 Mars 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, ka realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë trajtuar: Indikacionet e krimit të organizuar ndërkufitar; Raste praktike të krimit të organizuar ndërkufitar (vrasje, zhvatje dhe mashtrim) në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës; Indikacionet e trafikimit me njerëz; Shembuj praktik të trafikimit me njerëz; Indikacionet e mashtrimit në tregje ndërkombëtare aksionesh; Letërkërkesat për ndihmë juridike ndërkombëtare në luftimin e krimit të organizuar; Keqpërdorimi i shërbimeve bankare në internet.
Përfitues të këtij trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Kosovës, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë, zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe bashkëpuntorë profesional.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
28-03-2019