Më datë 28 dhe 29 Mars 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”, nën moduli: “Procedura Kontestimore – pjesa e parë”.
Temat që do të trajtohen janë: Parashtresat dhe dërgimi i shkresave, veprimi i gjykatës në rastet kur parashtresa nuk është e kuptueshme dhe e plotë, pasojat e mos plotësimit - korrigjimit të parashtresës, problemet që mund të paraqiten lidhur me komunikimin e shkresave, problemet që mund të paraqiten në dërgimin e shkresave në rast të ndërrimit të adresës, seancat, mënyrat e caktimit të një seance gjyqësore, vendi i mbajtjes së seancës, Afati për paraqitjen e propozimit për kthim në gjendjen e mëparshme etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII) 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
28-03-2019