Më datë 11 dhe 12 Prill 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”, nën moduli: “Procedura Kontestimore – pjesa e veçantë”.
Temat që do të trajtohen janë: Përgatitja e seancës për shqyrtim kryesor, Hapja e seancës së shqyrtimit kryesor, Mbajtja e rendit në seancën për shqyrtimin kryesor, Barra e provës, Faktet që nuk kanë nevojë të provohen, Kuptimi i gjyqvarësisë – litispedencës, Njoftimi i personit të tretë për procedurën kontestimore etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
11-04-2019