Më 7-8 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Interpretimi i legjislacionit tatimor në Kosovë”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Ligji mbi të Ardhurat e Korporatave; Udhëzimi Administrativ për Transferimin e Çmimeve; Ligji për Tatimin në të Ardhurat Personale; Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat; Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore dhe të Gjykatës së Apelit si dhe bashkëpunëtorët profesional.
06-05-2019