Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-04-2011

Tryezë pune: Penale

Më 21 prill 2011IGJK ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia penale, me temë Dëshmitarët në Procedurën Penale.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte analizimi i çështjeve që kanë të bëjnë me dëshmitarët në procedurën penale për të cilin besohet se mund të ofrojnë informata të rëndësishme për procedurën penale, dhe atë lidhur me: kryerësin e veprës penale, rrethanat e kryerjes së veprës penale, të dëmtuarin etj, duke kontribuar në zbardhjen e drejtë të çështjes.

Objektivat e këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje që të:

bëjnë sqarimete duhuralidhur më dëshmitarët e liruar në procedurën penale;

vlerësojnë efektet e dëshmisësëdëshmitarëvenë procedurën penale dhe të bëhet dallimi i tyre;

shpjegojnë papranueshmërinë edëshmisë së dëshmitarëve, si provë në procedurën penale;

dallojnë rastet se kur një dëshmitar shpallet dëshmitarë i mbrojtur dhe dëshmitar bashkëpunues;

Ky sesioni trajnues u fokusua në trajtimin e çështjet problematike që shfaqen në praktikë nga këndvështrimi profesional me qëllim të unifikimit të zbatimit të dispozitave ligjore që e rregullojnë këtë sferë. Me këtë rast përmes shembujve praktik të improvizuar u bë një diskutim interaktiv rreth çështjes së dëshmitarëve.

Përfituestë këtijtrajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë, të të gjitha niveleve nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :