Prishtinë, më 15 maj 2019, z. Valon Kurtaj-Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, ka marrë pjesë në takimin e parë të Komitetit Drejtues dhe në lansimin e projektit "Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Faza II)", financuar nga Qeveria Norvegjeze dhe Këshilli i Evropës, e i zbatuar nga Këshilli i Evropës.
Në këtë ngjarje janë prezantuar objektivat e projektit dhe fazat e implementimit të këtij projektit.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi, nga zbatuesit e projektit u vlerësua lartë bashkëpunimi me institucionet të cilat luajnë rol të rëndësishëm në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje siç janë: Zyra e Koordinatorit Kombëtar Kundër Dhunës në Familje, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia për Barazi Gjinore, Akademia e Drejtësisë, Institucioni i Avokatit të Popullit, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, shoqëria civile dhe organizata jo-qeveritare.
17-05-2019