Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-05-2019

E drejta për liri dhe siguri – Neni 5 i KEDNJ-së

Më 23 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), në bashkëpunim me UNDP, organizon trajnimin me temë “E drejta për liri dhe siguri – Neni 5 i KEDNJ-së”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Përmbajtja e dispozitave dhe nocioneve themelore të nenit 5 të KEDNJ; Standardet kryesore në dispozitat e nenit 5 të KEDNJ lidhur me rastin e ndalimit të personit nga ana e shtetit; Baza ligjore specifike dhe dispozitat që rregullojnë situatën e të ndaluarit; Praktika gjyqësore dhe risitë që sjell ajo lidhur me zbatimin e nenit 5 të KEDNJ.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :