Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-04-2019

Tryeza e rrumbullakët rajonale: Vlerësimi i trajnimeve në fushën e të drejtave të jeriut për ekspertët juridik –sfidat dhe shembujt e praktikës së mirë

Më 11 dhe 12  prill 2019, organiuar nga Këshilli i Evropës  në Mal të Zi është realizuar tryeza e rrumbullakët  rajonale me temë: "Vlerësimi i trajnimeve  në fushën e të drejtave të Njeriut  për ekspertët juridik –sfidat  dhe shembujt e praktikës  së mirë”.

Qëllimi i  kësaj tryeze ishte  trajtimi i sfidave  kyçe të vlerësimit  të ndikimit  afatëgjatë  të trajnimeve  në fushën  e të drejtave të njeriut nga autoritetet kombëtare me qëllim të   ngritjes se kapaciteteve profesionele të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shteteve.

Gjatë  kësaj tryeze  vëmendje  iu  kushtua  aplikimit të  neneve të Konventës Evropiane të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke përfshirë edhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut  në vendimet  e gjykatave kombëtare. Paraprakisht, u trajtua edhe vlerësimi i ndikimit afatgjatë të trajnimeve në fushën e të drejtave të njeriut për gjyqtarë dhe prokurorë si dhe disponueshmëria, mundësia e qasjes dhe e përdorimit të mjeteve për trajnim në kuadër të trajnimit  në fushën e të drejtave të njeriut për sistemin gjyqësor dhe atë prokuroral.

Përfitues të kësaj tryeze ishin përfaqësues të qendrave të trajnimit si dhe Këshillit Gjyqësor të  shteteve nga Ballkani si  nga Shqipëria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe nga  Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Shpërndaje :