Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-05-2019

Masat edukative dhe dënimet ndaj të miturve

Më 28 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF,  në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Masat edukative dhe dënimet ndaj të miturve”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Llojet e masave edukuese të cilat mund ti shqiptohen të miturve; Format e vendimeve që bien gjykatat kur shqipton masat edukative apo të dënimeve; Ndryshimi i vendimit për ekzekutimin e masës edukuese; Ekzekutimi i masave dhe dënimeve tek rastet ku të miturit janë shtetas të huaj si dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar tek rastet ku kryesit e mitur janë shtetas të huaj.

Përfitues të  këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët nga Departamenti për të Mitur i të gjitha niveleve.

Shpërndaje :