Më 27 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë , në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII) ka organizuar vizitë në: Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i vizitës ishte që gjyqtarët të njoftohen më shumë rreth institucionit të gjykatës kushtetuese, bazës ligjore, parimet dhe qëllimet e saj, raportin e gjykatës kushtetuese me institucionet tjera, sfidat me të cilat përballen në punën e tyre etj. Gjithashtu temë e diskutimit ishte edhe Komisioni i Venecias, numri i lëndëve të shqyrtuara, vendimet e gjykatës ne raport me konventën evropiane për të drejtat e njeriut etj.
Përfitues të trajnimit ishin: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
27-05-2019