Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-05-2019

Shpronësimi dhe caktimi i kompensimit

Më 3 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Shpronësimi dhe caktimi i kompensimit”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Kushtet ligjore për shpronësim; Procedura e shpronësimit në rastet kur organi shpronësues është Qeveria apo Komuna; Vendimi preliminar dhe përfundimtar për shpronësim, si dhe mjetet juridike; Mënyra dhe kriteret për caktimin e kompensimit në rastet e shpronësimit.

Përfitues të  këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave që merren me procedurat e kompensimit pranë organit shpronësues dhe bashkëpunëtorët profesional të gjykatave.

Shpërndaje :