Më datë 17 dhe 18 Qershor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës, nën moduli: “Kodi Penal – pjesa e veçantë”.
Temat që do të trajtohen janë: Veprat penale nga kapitulli i XIV, Veprat penale nga kapitulli i XV, Veprat penale nga kapitulli i XVI, Vepra penale e vrasjes nga neni 178 i KPRK, Vrasja e rëndë neni 179 i KPRK, Vrasja e kryer në gjendje të afektit mendor nga neni 180 të KPRK, Vrasja nga pakujdesia neni 181 i KPRK.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
17-06-2019