Më 11 dhe 12 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke realizuar dy (2) sesione trajnuese nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”, nën moduli: ‘Procedura Jokontestimore”.
Temat e diskutimit do të jenë: Dispozitat e përgjithshme lidhur me ligjin e procedurës jokontestimore, fillimi i procedurës jokontestimore, kompetenca territoriale, zgjidhja e çështjes paraprake, shpallja e zhdukjes së një personi, shpallja e një personi të vdekur, procedura e të provuarit të vdekjes së një personi etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
11-07-2019