Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-01-2013

PTA Tryezë diskutimesh: Risitë e Kodit Penal të Kosovës

Më 12 dhe 26 janar 2013, IGJK në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Departamentin e Drejtësisë dhe Zyrën Tejoqeanike për Zhvillim, Ndihmë dhe Trajnim Prokurorial (OPDAT) realizoi sesionin trajnues të radhës me temë “ Risitë e Kodit Penal të Kosovës”.
Gjatë trajnimit u prezantuan aspekte të ndryshme sipas kapitujve nga pjesa e përgjithshme dhe e veçantë e Kodit Penal i cili ka hyrë në fuqi me 1 janar 2013. Në veçanti u trajtuan kapitujt ku përfshihen dënimet, konfiskimi, veprat penale kundër njerëzimit, veprat penale kundër jetës dhe trupit, lirive dhe të drejtave të njeriut, martesës dhe familjes, integritetit seksual, ekonomisë, pasurisë dhe shumë veprave të tjera penale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 70 gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe zyrtarë policorë nga regjioni i Prizrenit.

Shpërndaje :