IGJK në bashkëpunim me USAID, më 27 maj 2011, realizoj një tryezë punës me temë Procedura Përmbarimore (pjesa II).
Qëllimi i kësaj tryeze ishte ngritja e shkathtësive lidhur me ndërrmarrjen e veprimeve efikase në procedurën përmbarimore.
Gjatë kësaj tryeze u diskuta dallimi në mes të dispozitave të LPP–së të vitit 1978 dhe dispozitave të LPP-së të vitit 2008, gjobat, marrja dhe dorëzimi i fëmijëve.
Po ashtu theks të veçantë iu kushtua edhe zbrazjes së pasurisë së palujtshme, mjetet e goditjes në procedurën përmbarimore, prapësimi dhe shkaqet e tij, ankesa si dhe prapësimi kundër aktvendimit të bazuar në dokumentin e besueshëm.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe zyrtarë përmbarimorë
27-05-2011