Më 07 shtator 2011, IGJK, ka realizuar një tryezë pune nga lëmia penale, me temë “Dëshmitarët e Mbrojtur”.
Objektivë kryesore e kësaj tryeze ishte që gjyqtarët dhe prokurorët pas përfundimit të saj do të:
• Të avancojnë njohuritë e tyre rreth kompetencës lidhur me dëshmitarët e mbrojtur;
• Të identifikojnë se kur mund të shpallet dëshmitar i mbrojtur një person;
• Të vlerësojnë efektet e dëshmisë së këtyre dëshmitarëve në procedurën penale ;
• Të shpjegojmë papranueshmërinë e dëshmisë së dëshmitarëve të mbrojtur si provë në procedurën penale;
• Të dallojnë rastet se kur shpallet një dëshmitar anonim;
Tryeza u realizua në formë të prezantimit të shkurtër teorik dhe diskutimit të shembujve nga praktika me fokus në rolin e prokurorit dhe gjyqtarit në procesin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe sfidave të paraqitura gjatë praktikës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokuror nga të gjitha regjionet e Kosovës.
07-09-2011