Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-09-2011

Tryezë diskutimesh: “Konfiskimi i pasurisë së fituar me vepër penale”

Më 09 shtator 2011, IGJK organizoi tryezën e diskutimeve me temën e lartpërmendur.

Në kuadër të kësaj tryeze u diskutuan çështjet e konfiskimit të pasurisë së përfituar me vepër penale, veprimet hetimore dhe shqyrtimi kryesor në të cilën vendoset për konfiskimin e pasurisë.

Objektivë kryesore e kësaj tryeze ishte që gjyqtarët dhe prokurorët pas përfundimit të saj do të jenë në gjendje që të:

  • përcaktojnë masën e konfiskimit të dobisë pasurore të përfituar me vepër penale;
  • zbatojnë bazën ligjore për konfiskimin e dobisë pasurore të përfituar me vepër penale;
  • bëjnë dallimin në  mes të konfiskimit të dobisë pasurore dhe kërkesës pasurore-juridike;
  • zbatojnë procedurën e paraparë për konfiskimin e dobisë pasurore të përfituar me kryerjen e veprës penale;
  • njohin se çka ndodhë me administrimin e pasurisë së konfiskuar.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :