Më 28 shtator 2011, IGJK ka organizuar një trajnim nga lëmia penale, me temë “Krimi Financiar dhe Ekonomia Joformale”.
Çështjet të cilat janë trajtuar gjatë kësaj tryeze kryesisht kishin të bëjnë me: Instrumentet Ligjore që sanksionojnë krimin financiar, konventat ndërkombëtare, ligjet vendore, funksionimi dhe kompetencat e Prokurorisë Speciale, burimet e korrupsionit, mënyrat e shkaktimit të korrupsionit në Prokurimin Publik, provat dhe sigurimi i tyre me rastin e krimeve financiare.
Në këtë tryezë përveç tjerash u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me parandalimin e krimit financiar si; miratimi i ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, ndërtimi i mekanizmave për kontrollimin e agjencive të shitblerjes, bashkëpunimi me gjykata dhe banka si dhe rritjen e efikasitetit në ndjekjen penale.
Përfitues ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet dhe të gjitha regjionet e Kosovës.
28-09-2011