Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-09-2011

Trajnim i Avancuar për Gjyqtarët Porotë

Më 29 shtator 2011, IGJK realizoi një sesion trajnues të  avancuar dhe të karakterit regjional për gjyqtarët porotë.

Ndër objektivat e këtij trajnimi ishte që gjyqtarët porotë pas përfundimit të këtij sesioni të jenë në gjendje të:

  • kuptojnë rolin e tyre me rastin e vendosjes në praktikë të çështjeve statusore,
  • dallojnë përbërjen e trupit gjykues për të mitur dhe për të rritur si dhe
  • njohin sjelljen e mirë dhe të pahijshme në bazë të parimeve dhe rregullave të etikës së gjyqtarëve porotë.

Çështjet të cilat kanë qenë në fokus gjatë trajnimit kryesisht kishin të bënin me rolin e gjyqtarëve porotë në zbatimin e ligjit mbi familjen,  roli i tyre në seancat gjyqësore për të rritur dhe të mitur, mënyrën e këshillimit dhe votimit si dhe etikën e sjelljes së gjyqtarëve porotë sipas parimeve të Kodit të Etikës për Gjyqtarë Porotë.

Gjatë trajnimit për identifikimin e shkeljeve etike pjesëmarrësve iu prezantuan raste praktike me ç’rast ata punuan individualisht dhe demonstruan shkathtësitë e tyre në gjetjen e shkeljeve dhe sjelljeve të pahijshme.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë porotë nga regjioni i Prizrenit dhe Pejës.

Shpërndaje :