Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-01-2010

Tryezë pune me trajnues të lëmis civile Tema –Realizimi i PVAL për 2010

Më 14, 19 dhe 22 janar 2010, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Zyrën Tejoqeanike (OPDAT) Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve zyra në Prishtinë, organizoj tri sesione të trajnimit praktik për trajnues lidhur me ndërtimin e shkathtësive të përfaqësimit gjatë gjykimit sipas programit të NITA-s. Këto sesione ishin vazhdimësi e kursit trajnues nga programi i lartcekur, qëllimi i të cilave ishte zhvillimi i mëtejshëm i shkathtësive praktike të prokurorëve dhe avokatëve të Kosovës, në cilësi të trajnuesve të ardhshëm, lidhur me përfaqësimin e palëve gjatë gjykimit dhe përgatitjes së tyre për realizimin e trajnimeve në kuadër të programit të IGJK-së për shkathtësitë gjyqësore. 

Përqendrimi kryesor gjatë këtij trajnimi ishte përgatitja adekuate e këtyre trajnuesve që të prezantojnë teknikat e ndryshme si fjala hyrëse, marrja në pyetje e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë e dëshmitarëve, kundërshtimi dhe rehabilitimi adekuat si dhe argumentimi përfundimtar. Të gjitha këto teknika bazohen në programin e quajtur NITA i cili ndihmon Institutin Gjyqësor të Kosovës në zhvillimin e një programi të veçantë mbi shkathtësitë e përfaqësimit gjatë gjykimit. Ky lloj trajnimi do të jetë pjesë përbërëse e aktiviteteve të IGJK-së në vitin 2010, përfitues të cilave do të jenë 18 nga trajnuesit e certifikuar nga Instituti NITA nga SHBA, të cilët më pas do të trajnojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës, në mënyrë që të themelohet një praktikë unike e drejtimit të shqyrtimit gjyqësor në bazë të teknikave më të avancuara të ekzaminimit të palëve. 

Shpërndaje :