Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-02-2010

Tryezë Pune -Civile:Kontrata e shitjes së mallrave sipas LMD dhe Konventës Vjeneze

Më 04 shkurt 2010 IGJK ka mbajtur tryezën e punës me temë “ Kontrata e Shitjes së Mallrave sipas Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve të Kosovës dhe Konventës Vjenezë”.

Objekt trajtimi në këtë tryezë ishin çështjet si; kontratat e shitjes e mallrave sipas LMD-së dhe Konventës Vjeneze, baza juridike e rregullimit të kontratave të shitjes së mallrave, Rregullorja e shitjes së mallrave, veçoritë te kontratat e shitjes së mallrave (palët kontraktuese, objekti i kontratës) si dhe afatet e parashkrimit në të drejtën tregtare. Gjatë kësaj tryeze kryesisht u përdor një metodologji e diskutimeve dhe punës në grupe.

Përfitues të këtij sesioni trajnues ishin gjyqtarët e lëmis civile dhe bashkëpunëtorët profesionale nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :