Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-01-2013

Trajnim për stafin e IGJK-së “Gjenerimi i Fondeve të BE-së”

Më 24  janar 2013, IGJK në bashkëpunim me RIPA International, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në kuadër të Projektit ” Fuqizimi i Politikave kundër-korrupsionit dhe Integrimi i Kosovës në BE”, ka realizuar një trajnim për stafin e IGJK-së me temë “Gjenerimi i fondeve të BE-së”.

Qëllimi i trajnimit ishte që stafi i IGJK-së të avancoj shkathtësitë për gjenerim të fondeve të BE-së për të hartuar propozime për zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve të IGJK-së. Kjo tryezë u kombinua me ushtrime praktike, pyetje përgjigje si dhe diskutime të shumta. 

Në fokus të trajnimit ishte prezantimi i fondeve dhe burimeve mbështetëse të BE-së,  zhvillimi i propozimit brenda afatit kohor dhe planit të veprimit, përgatitja e ofertës dhe kompletimi i dokumenteve për ofertim, procesi i vlerësimit të ofertës, gabimet më të shpeshta gjatë procesit si dhe këshilla për evitimin e gabimeve gjatë ofertimit të propozimit për gjenerim të fondeve të BE-së


Shpërndaje :