Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-03-2010

Program Trajnimi për Referentët Përmbarues (Moduli 2- Menaxhimi i Rasteve)

IGJK, në bashkëpunim me USAID - Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë dhe Programin Holandez për Reformimin e Përmbarimeve në Ballkan, më 10 dhe 17 mars 2010 kanë realizuar dy sesione trajnuese për referentët përmbarues të gjykatave. Tema që u  trajtuan në këto dy sesione trajnuese ishte “ Menaxhimi i Rasteve”. 

Në fokus të këtyre sesioneve trajnuese ishin sqarimi i parimeve të rrjedhës së lëndëve dhe menaxhimi i tyre, rëndësia e menaxhimit aktiv dhe veprimi efikas me kreditorët dhe burimet e tjera të informatave përmes komunikimit me shkrim. 

Qëllimi kryesor i këtyre dy sesioneve ishte ofrimi i njohurive më të thella rreth Menaxhimit të rasteve dhe zbatimi i këtyre njohurive në praktikën gjyqësore.

Këto trajnime u mbajtën në Klinë dhe në Prishtinë, ndërsa përfitues ishin referentët ekzekutues të gjykatave komunale të regjionit të Pejës, Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës.

Shpërndaje :