Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-03-2010

E Drejta e Evropiane në Praktikë-Hyrje në të Drejtën Civile

Më 15 deri më 19 mars 2010 IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit i cili mbështetë reformimin e sistemit të arsimimit ligjor në Kosovë, mbajti një trajnim pesë ditor nga e Drejta e BE-së me temën e lartpërmendur. Në këtë trajnim u trajtuan çështjet lidhur me:  Të Drejtën Evropiane-Historia e saj, Struktura organizative e Bashkimit Evropian,  Lidhja në mes të Drejtës Evropiane dhe Konventës Evropiane mbi të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Burimet e së Drejtës Evropiane, Epërsia e së Drejtës Evropiane mbi të Drejtën Kombëtare, si dhe Liritë fondamentale në të Drejtën Kombëtare. 

Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me Gjykatën e Bashkimit Evropian, duke u fokusua në përbërjen, detyrat, kompetencat dhe procedurën para kësaj gjykate. Gjatë këtij trajnimi u trajtuan shumë shembuj nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë si dhe u bë analizimi i këtyre rasteve nga pjesëmarrësit. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë civilist dhe bashkëpunëtorë profesional  nga të gjitha regjionet e Kosovës 

Shpërndaje :