Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-01-2013

Trajnimi për stafin e IGJK-së: Ligji i Prokurimit (procedura, përpilimi i dosjes së tenderit, hapja publike dhe vlerësimi)

Më 25 janar 2013, IGJK në bashkëpunim me RIPA International, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në kuadër të Projektit ” Fuqizimi i Politikave Kundër-Korrupsionit dhe Integrimi i Kosovës në BE”, realizoi një trajnim për stafin e tij lidhur me  Ligjin e Prokurimit.  

Gjatë trajnimit u trajtua Ligji i Prokurimit Publik në Kosovë, procedurat e prokurimit, përgatitja dhe përpilimi i dosjes së tenderit, hapja publike dhe vlerësimi i ofertave. Me këtë rast  u dhanë shembuj të ndryshëm sa i përket përpilimit të dosjes së tenderit, vlerësimit të ofertave, parimet dhe rregullat bazë që duhet ndjekur për realizimin e një procedure të prokurimit.  

Përfitues të këtij trajnimi ishin stafi i Institutit Gjyqësor të Kosovës të cilët zakonisht janë pjesë e grupeve për zbatim të procedurave të përcaktuara me Ligjin për Prokurim Publik.

Shpërndaje :