Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor ka qenë objekt trajtimi në një tryezë pune të organizuar më 12 prill 2010. Në këtë tryezë pune u shtjelluan çështjet lidhur me: hartimin e vendimeve gjyqësor e, arsyetimin e aktgjykimeve dhe problemet lidhur me hartimin dhe arsyetimin e aktgjykimeve. Në tryezë u veçuan edhe konstatime, disa nga të cilat po i paraqesim më poshtë:
Ligjet jo të hartuara mirë dhe paqartësia në to janë ndër problemet kryes or e të cilat kanë ndikim në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, Kodi i Procedurës Penale dhe Ligji për Procedurën Kontestim or e nuk japin for mën e tërësishme por në fakt japin vetëm elementet e përgjithshme se si duhet të bëhet arsyetimi i vendimit gjyqësor e. Tek institucionet aktuale në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë ka një laramani në hartimin dhe interpretimin e instrumenteve ligjore.
Problemet që paraqiten më së shumti tek arsyetimi i vendimeve gjyqësor e janë lidhur me pjesët e arsyetimit të vendimit dhe radhitja e tyre; referimi në dispozitat ligj or e; referimi në literaturën profesionale dhe në qëndrimet e praktikës gjyqësor e; fusnotat në vendimet gjyqësor e; a duhet të mbetet e pandryshuar for ma aktuale e arsyetimeve të vendimeve gjyqësor e (a duhet të gjejë aplikim for ma të cilën e përdor in gjyqtarët ndërkombëtar). Është më se e nevojshme që të bëhet publikimi i vendimeve gjyqësor e.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile të gjitha regjioneve të Kosovës dhe bashkëpunëtor ët profesional që punojnë në gjykata.
12-04-2010