Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-09-2010

Tryezë Pune ( Regjinale) Ligji Penal për të Mitur i Kosovës Regjino i Prishtinës IGJK- UNICEF

Instituti Gjyqës or i Kosovës në bashkëpunim me UNICEF-in, më 16 shtator 2010 ka realizuar një tryezë pune me temë Kodi i Drejtësisë për të Mitur.

Në kuadër të kësaj  tryeze është diskutuar rreth plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit Penal për të Mitur të Kosovës i cili tashmë është shndërruar në Kod, pengesat e ndryshme të paraqitura në punën praktike të gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve sprovues, organit të kujdestarisë dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. 

Trajnimin e karakterizonte fryma konstruktive për gjetjen e rrugëve më të lehta që dispozitat e reja të interpretohen dhe të zbatohen në mënyrë unike dhe të drejtë.

Pjesëmarrës në trajnim ishin gjyqtarë, avokat, polic, zyrtarë nga shërbimi sprovues, qendra për punë sociale dhe një zyrtar ligjor nga EULEX.

Shpërndaje :