Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-10-2010

Tryezë Pune: Penale Dëshmitarët dhe ekspertët në procedurën penale

Instituti Gjyqësor i Kosovës më 05 tetor 2010, organizoj një tryezë pune në lëmine penale me temë “Dëshmitarët dhe ekspertët në procedurë penale”. 

Ndër objektivat kryesore të kësaj teme  ishin: përkufizimi i  nocionit të dëshmitarëve dhe ekspertëve, klasifikimi i dëshmitarëve të cilët nuk merren në pyetje dhe ata që janë të liruar nga dëshmia sipas Kodit të Procedurës Penale, shqyrtimi i  procedurës dhe teknikave të marrjes në  pyetje të dëshmitarëve si dhe njohja me rëndësinë e ekspertizës mjeko-ligjore.

Në kuadër të kësaj teme janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me shqyrtimin e të drejtave dhe obligimeve të dëshmitarëve dhe ekspertëve, situatat kur bëhet ballafaqimi i dëshmitareve si dhe është ofruar një përmbledhje për rolin dhe rëndësinë e ekspertit mjeko-ligjor sikurse që është trajtuar edhe për rastet kur ekspertiza është e obliguar.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve si dhe bashkëpunëtorët profesional

Shpërndaje :