Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-10-2019

Kodi Penal i Republikës së Kosovës - Veprat penale të korrupsionit dhe kundër detyrës zyrtare

Më datë 07 dhe 08 Tetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës, nën moduli: “Veprat penale të korrupsionit dhe kundër detyrës zyrtare”.

Temat të cilat trajtohen janë: Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare nga neni 414-420 të KPRK-së, Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare nga neni 421 - 430 të KPRK-së dhe Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare (Neni 430).

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :