Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-10-2019

Burgu për të mitur

Më  8 tetor 2019, Akademia e Drejtësisë  ne kuadër  të PTV-seë ka realizuar trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë: “Burgu për të mitur”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore me rastin e shqiptimit të dënimit me burg për të mitur që përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira, si dhe përmes elaborimit të  rasteve nga praktika  të ngritën kapacitetet profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim të shqiptimit të denimit me burg për të mitur

Me rastin e trajnimit u diskutuan kushtet për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, që kanë për qëllim rehabilitimin dhe zhvillimin e të miturit me anë të edukimit, zhvillimit të aftësive profesionale, zhvillimit të tij personal dhe ndikimit pozitiv në të me qëllim të parandalimit që ai sërish të kryej vepër penale.

Gjatë trajnimit u vu në pah që Kodi i Drejtësisë për të Mitur garanton interesin më të lartë të drejtësisë për të miturit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat rrjedhin nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës. Paraprakisht vëmendje gjatë trajnimit  iu kushtua edhe trajtimit të parashkrimit të ekzekutimit të dënimit me burgim  për të mitur si dhe praktikave më të mira me rastin e shqiptimit të kësaj mase.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë për të mitur të nivelit themelor si dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :