Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-10-2019

Trajnim në punë për Prokurorët që shërbejnë si pika fokale për ILC dhe për Koordinatorin për ILC në zyrën e Kryeprokurorit të shtetit si autoritet i ndërmjetëm

Më 25 Tetor 2019, Akademia e Drejtësisë, në  kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) në bashkëpunim me GIZ, është  duke realizuar trajnimin me temë “Trajnim në punë për Prokurorët që shërbejnë si pika fokale për ILC dhe për Koordinatorin për ILC në zyrën e Kryeprokurorit të shtetit si autoritet i ndërmjetëm”.

Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Shtjellimi i rolit dhe detyrës së prokurorit në pikat fokale për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar, raste studimore ( bazuar në rastet që hyjnë dhe dalin, të anonimizuara) Ekstradimi ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës me fokus të veçantë në kërkesat formale dhe materiale dhe në sfidat në fushën e ekstradimit si dhe kërkesat për asistencë të ndërsjellë ligjore

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokuroret që shërbejnë si pika fokale për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë dhe  përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë të Kosovës.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :