Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-11-2019

Ekspertiza dhe shfrytëzimi i saj nga prokurorët në procedurën penale

Më 05 nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), realizoi trajnimin me teme “Ekspertiza dhe shfrytëzimi i saj nga prokurorët në procedurën penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për administrimin e ekspertizës nga ana e prokurorëve në procedurën penale.

Gjatë trajnimit janë trajtuar fushat e veçanta ku mund dhe duhet të caktohet ekspertimi, administrimi i ekspertizës gjatë shqyrtimit kryesor, vendimi për angazhimin e ekspertit dhe vlerësimi i raportit të ekspertit nga gjykata, llojet e ekspertizave sipas KPPK-së.

Po ashtu në trajnim është diskutuar edhe për rolin e analizave dhe shfrytëzimin e tyre nga ana e prokurorëve në procedure penale siç janë: analizat toksikologjike, ekzaminimet e lëndimeve trupore dhe ekzaminimet fizike, analizat molekulare e gjenetike dhe analizat e ADN-së, analizat psikologjike/psikiatrike, analizat kompjuterike, analizat financiare, dhe ekspertiza mjeko ligjore.

Trajnimi është realizuar përmes diskutimeve interaktive si edhe përdorimit të rasteve praktike lidhur me ekspertizën.

Përfituesit te këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurore e nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës si dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :