Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-11-2019

Trajnim praktikë i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit të sapo emëruar në Shërbimin Sporvues të Kosovës

Më datën 06 nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar, ka realizuar trajnimin praktik me Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar të njoftohen me rolin, funksionin dhe përgjegjësitë e Shërbimit Sprovues të Kosovës.

Në kuadër të këtij trajnimi praktik u prezantua themelimi, organizimi, dhe funksionet e Shërbimit Sprovues të Kosovës. Po ashtu  u trajtua veprimtaria e Shërbimit Sprovues, zbatimi dhe mbikëqyrja e ekzekutimit të dënimeve alternative, ri-integrimi i personave të dënuar, mbikëqyrja dhe ndihma ndaj kryerësve të veprave penale të varur nga droga, ose alkooli të cilët i nënshtrohen trajtimit të detyrueshëm rehabilitues, si dhe ndihma ndaj personave të dënuar të liruar me kusht.

Fokusi i këtij trajnimi u përqendruan tek bashkëbisedimit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve  tek ngritja e vetëdijes shoqërore dhe bashkëpunimi me të gjitha organet e pushtetit shtetëror për humanizmin e ekzekutimit të dënimeve ndaj të miturve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapo emëruar, gjenerata e VII-të dhe prokurorët e sapo emëruar gjenerata e VIII e PTF-së.

Shpërndaje :