Më 19 Nëntor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), po zhvillohet një (1) sesion trajnues nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Kushtet ligjore për autorizimin e masave të fshehta dhe të drejtat e personave të atakuar, masat e marra para fillimit të procedurës penale dhe menaxhimi me materialet e masave të fshehta.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
19-11-2019