Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-11-2019

Kodi i procedurës penale - Marrja dhe komunikimi i vendimeve dhe dërgimi i shkresave

Më  21 Nëntor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: Marrja dhe komunikimi i vendimeve dhe komunikimi i shkresave”.

Temat  të cilat po shtjellohen janë: Marrja dhe komunikimi i vendimeve, procedura për marrjen e vendimeve në seancë për këshillim dhe votim nga trupi gjykues, mënyra e dërgimit të shkresave, shkresa e cila nuk merret brenda afatit të paraparë kthehet dhe dorëzimi i shkresave nëpërmjet pjesëmarrësve të tjerë në procedurë.

 Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :