Me datën 3 tetor 2008 Instituti Gjyqësor i Kosovës ka organizuar një tryezë diskutimesh nga lëmia civile me temë “Hipoteka”. Çështjet e trajtuara gjatë punës së kësaj tryeze u përqendruan në: Hipotekën sipas legjislacionit të zbatueshëm dhe krahasimin e zgjidhjeve ligjore në rajon, shitjen e paluajtëshmërisë të lënë nën hipotekë veçmas risitë e Ligjit të ri për Hipotekën si dhe raste nga praktika gjyqësore.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.
03-10-2008