Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-10-2008

Tryezë Diskutimesh - Trafikimi me njerëz

Instituti Gjyqësor i Kosovës më datën 16 tetor 2008 realizoi tryezën e diskutimeve me temë ”Trafikimi i Qenieve Njerëzore”. Temat të cilat u shtjelluan gjatë këtij sesioni trajnues u përqendruan në çështjet që kanë të bëjnë me trafikimin me qenie njerëzore, duke përfshirë identifikimin dhe kuptimin e këtyre veprave penale si dhe mbrojtjen e viktimave që kanë qenë objekt i trafikimit duke bërë dallimin në mes të kontrabandimit me migrant dhe të trafikimit me qenie njerëzore. 

Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtar dhe prokuror nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :