Me datën 04 nëntor 2008 ne Institutin Gjyqësor të Kosovës u mbajt takimi i rregullt me donatorët të cilët kanë mbështetur dhe po mbështesin IGJK-në në realizimin e aktiviteteve të ndryshme trajnuese. Në këtë takim morën pjesë; përfaqësues nga UNDP, USAID-i/NCSC, Këshilli i Evropës, UNICEF-i, Komisioni Evropian, OSBE, ABA/ROL -i, UNMIK-u, Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, Qendra Juridike e Kosovës.
Në këtë takim z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i IGJK-së, njoftoi të pranishmit për aktivitetet trajnuese të Institutit Gjyqësor dhe njëkohësisht falënderoi donatorët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizim të programeve trajnuese të IGJK-së.
Donatorët njoftuan për aktivitetet e tyre të zhvilluara gjatë kësaj kohe, duke u fokusuar tek aktivitete e përbashkëta me IGJK-në dhe premtuan se edhe më tutje IGJK-ja do të ketë mbështetje në arritjen e objektivave dhe realizimin e trajnimeve të nevojshme në Programin e Vazhdueshëm si dhe në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor.
04-11-2008