Me 04 dhjetor 2008, Instituti Gjyqësor i Kosovës në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës ka organizuar një simulim gjykimi nga lëmia civile me temë “Vërtetimi i së drejtës së servitutit për kalim”. Ky simulim u zhvillua në bazë të dispozitave të Ligjit të Ri të Procedurës Kontestimore. Objekt trajtimi në këtë simulim ishte një rast interesant nga praktika gjyqësore i cili u trajtua përmes fazës së shqyrtimit paraprak dhe shqyrtimit kryesor gjyqësor.
E veçanta e këtij simulimi ishte se praktikisht u demonstrua këqyrja në vendin e ngjarjes duke u shoqëruar me veprimet konkrete të gjyqtarit dhe ekspertizën e ekspertit të gjeodezisë në vendin ku ndodhej paluajtshmëria kontestuese. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e regjionit të Prishtinës të cilët gjykojnë raste nga lëmia civile dhe bashkëpunëtorët profesional.
04-12-2008