Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-03-2009

Tryezë diskutimesh - penale: Pastrimi i parave - IGJK + Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve

Më 17 dhe 18 mars 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve, ka realizuar një trajnim dy ditorë në temën: “Hetimi dhe Ndjekja e Rasteve të Pastrimit të Parave”. Në kuadër të këtij seminari u shtjelluan dhe analizuan në detaje format e parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar, përkatësisht pastrimi i parave dhe elementet ndërlidhëse të kontrabandimit me substanca narkotike dhe qenie njerëzore. Paraprakisht u prezantuan format e zbatimit të masave teknike të vëzhgimit të fshehtë dhe taktikat e zbulimit dhe çrrënjosjes së kësaj dukurie. Njëkohësisht u bë një analizë e detajuar e strategjisë së luftimit të pastrimit të parave, qëllim i të cilës është reduktimi i krimit të organizuar. Sesioni në fjalë u zhvillua përmes prezantimit të shumë shembujve ngapraktika e SHBA-ve dhe prezantimit të metodave efektive për grumbullimin e provave lidhur me kryerësit e këtyre veprave penale dhe goditjes së krimit përmes bashkëpunimit ekipor (Task Force) përbërë prej organeve të zbatimit të ligjit: policisë, prokurorisë dhe gjykatave me qëllim të kapjes dhe ndëshkimit të fajtorëve.

Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtarët, prokurorët dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje :