Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-03-2009

Debat: ,,Masat e diversitetit në sistemin e drejtësisë për të mitur, zbatimi dhe pengesat”

Organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe Qendra për të Drejtat e Njeriut të Universitetit të Prishtinës më 25 mars 2009 u mbajt një debat me temë Masat e diversitetit në sistemin e drejtësisë për të mitur, zbatimi dhe pengesat. Në cilësi të prezantuesve ishin profesionistë nga drejtësia për të mitur si; gjyqtarë, prokurorë, profesorë të Fakultetit Juridik dhe zyrtarë të lartë nga Shërbimi Sprovues i Kosovës. Tërë debatin e karakterizoj fryma interaktive e prezantimit të risive dhe sfidave të cilat po shoqërojnë implementimin e Masave dhe Dënimeve alternative të përcaktuara me Ligjin Penal për të Mitur të Kosovës, me theks të veçantë u diskutua lidhur me drejtësinë restorative.

Përfitues të këtij debati ishin; gjyqtarë dhe prokurorë të cilët merren me çështje të të miturve si dhe zyrtarë të Shërbimit Sprovues.

Shpërndaje :