Më datë 14, 15 dhe 16 Maj 2009 Instituti Gjyqësor i Kosovës i përkrahur ngaUNDP-ja ka mbajtur tryezën e diskutimeve në nivel ekspertesh, lidhur me risitë e Ligjit të Procedurës Kontestimore.
Temat të cilat u shtjelluan gjatë punës së kësaj tryeze u përqendruan në çështjet që kanë të bëjnë me: vlerësimin e kompetencës, përbërjen e gjykatës, përgjigjen në padi, aut orizimet e gjykatësit gjatë procedurës kontestim ore, sigurimin e kërkesëpadisë, pushimin dhe ndërprerjen e procedurës, aktgjykimet, vendimet lidhur me ankesën në gjykatën e shkallës së dytë dhe propozimi për përsëritjen e procedurës.
Gjatë këtyre tri ditëve, me kumtesat, përgjigjet dhe me diskutimet e shumta, ekspertët u orientuan në zbërthimin dhe sqarimin e këtyre dispozitave të reja ligjore.
Përfituesit e kësaj tryeze diskutimesh ishin gjyqtarëtë lëmis civile (trajnues të IGJK-së) të gjitha niveleve.
14-05-2009