Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-06-2009

Tryezë diskutimesh, civile: Risitë në Ligjin e Procedurës Kontestimore lidhur me mjetet e jashtëzakonshme juridike

Instituti Gjyqësor i Kosovës me datën 04 qershor 2009 ka organizuar tryezën e diskutimeve nga e drejta civile ku u trajtuan risitë e LPK-së lidhur me Mjetet e jashtëzakonshme Juridike. Në veçanti u trajtua propozimi për përsëritjen e procedurës. Gjithashtu vëmendje e veçantë iu kushtuavështirësive me të cilat po ballafaqohen gjyqtarët në zbatimin praktik të dispozitave të reja ligjore të LPK-së lidhur me mjetet e jashtëzakonshme juridike.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile të gjitha regjioneve të Kosovës.

Shpërndaje :