Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-09-2009

Tryezë dyditore në nivel ekspertesh-LPJK: IGJK & UNDP

Instituti Gjyqësor i Kosovës i përkrahur nga UNDP, me datën 25 dhe 26 shtator 2009 ka organizuar tryezën dyditore me temë ”Ligji i ri për Procedurën Jokontestimore”. Gjatë punës së kësaj tryeze u trajtuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me Ligjin e ri për Procedurën Jokontestimore siç janë: Shqyrtimi i përgjithshëm i risive të LPJK-së, 

Administrimi dhe shfrytëzimi i sendeve të përbashkëta, ndarja e sendeve dhe paluajtshmërive në bashkëpronësi, shqyrtimi i pasurisë trashëgimore, shpallja e zhdukjes ose e vdekjes së një personi, të provuarit e vdekjes, rregullimi i mezhdës dhe caktimi i kompensimit për tokën e eksproprijuar. Në këtë seminar vëmendja u përqendrua edhe në çështjen se si ti qasen gjyqtarët  zbatimit praktik të dispozitave të reja të LPJK-së. Qëllimi i këtij seminari ishte sqarimi i dispozitave të reja të LPJK-së, ndërsa përfitues ishin gjyqtarët e lëmisë civile.

Shpërndaje :