Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-09-2009

Trajnimi për bashkëpunëtorë profesional ( të cilët punojnë në prokurori) IGJK-NCSC

Instituti Gjyqësor i Kosovës me datën datë 28 dhe 29 shtator 2009 në bashkëpunim me USAID/NCSC ka organizuar një sesionin trajnues me temë “Shkathtësitë esenciale për bashkëpunëtorët profesional të prokurorisë”.

Gjatë këtij sesioni trajnues dy ditor pas një vështrimi të përgjithshëm mbi sistemin e së drejtës penale nga këndvështrimi prokurorial, janë shtjelluar e diskutuar këto çështje: hartimi i aktakuzës, thirrja dhe mbrojtja e dëshmitareve si dhe veprimet me informatën konfidenciale. Po ashtu është diskutuar edhe lidhur me komunikimin dhe parimet themelore të tij,kodin e mirësjelljes për shërbyesit civil, marrëveshjen për pranimin e fajësisë si dhe për sistemin pilot të menaxhimit informatikë të lëndëve (SMIL).

Shpërndaje :