Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-02-2013

Moduli - Krimet e Rënda

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të njihen me karakteristikat e krimeve të rënda  të përcaktuara me ligjet e reja, përfshirë dispozitat ligjore të Kodit të ri Penal të Kosovës, në mënyrë që të zbatohen sa më drejt dispozitat qe kanë të bëjnë me gjykimin dhe dënimin e këtyre veprave penale,

Gjatë  këtyre dy ditëve u bë një vështrim analitik i veprave  penale si:  Sulmi kundër rendit juridik të Kosovës, terrorizmi, nxitja e urrejtjes dhe përçarjes ose mos durimit racor, fetar  etnik. Po ashtu u trajtuan veprat penale kundër integritetit seksual dhe  kundër sigurisë se përgjithshme dhe pronës. Një pjesë e këtij trajnimi u realizua përmes punës në grupe të pjesëmarrësve të cilat u shoqëruan me raste studimi nga praktika gjyqësore, qëllimi i të cilave ishte diskutimi i problemeve praktike dhe idetë për evitimin e tyre.

Përfitues të këtij  trajnimi ishin gjyqtarë të gjykatave themelore  dhe  prokurorë të prokurorive themelore të departamentit të krimeve të rënda nga të gjitha regjionet e  Kosovës. 

Shpërndaje :