Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-12-2019

Program i Specializuar - Trajnimi në Forcimin e Kapaciteteve profesionale në Luftimin e Krimit Kibernetik Sesioni III

Më 04-05 Dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), realizoi trajnimin e specializuar me temë “Trajnimi në Forcimin e Kapaciteteve profesionale në Luftimin e Krimit Kibernetik, Sesioni III”.

Trajnimi  kishte për synim avancimin e njohurive të pjesëmarrësve lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndërkombëtar në luftimin e krimit kibernetik.

Në fokus të këtij sesioni trajnues ishin bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimit kibernetikë, institucionet kompetente që merren me këto vepra dhe veprat tjera që lidhen me krimin kibernetik, mundësitë e ndjekjes së suksesshme të e-krimit ndërkombëtar dhe krimit kibernetik.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve interaktive, dhe me trajtimin e rasteve praktike, ku u diskutua rreth sfidave në praktikë dhe vështirësive që gjyqtarët dhe prokurorët hasin gjatë punës së tyre.

Gjithashtu në këtë trajnim u përdorën metodat e krahasimit të legjislacionit vendor me atë ndërkombëtarë që e sanksionojnë krimin kibernetik si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në luftimin e kësaj dukurie.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe Gjykatat Themelore, Prokuror nga Prokuroritë e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje :