Më 06 tetor 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në mbështetje të USAID/NCSC, ka mbajtur një sesion të veçantë trajnues për stafin e institutit. Përmbajtja kryesore e këtij trajnimi kishte për qëllim ngritjen e shkathtësive profesionale, përmbushjen efektive të detyrave dhe ngritjen e efikasiteti në punë. Temat të cilat u diskutuan gjatë këtij trajnimi, kryesisht u përqendruan lidhur me përmbushjen e detyrave në baza ditore, menaxhimin e kohës, punën ekipore si dhe konceptin e të qenit kreativ gjatë punës. Shtesë kësaj, secilit anëtarë të stafit ju dha mundësia për paraqitjen e propozimeve të tija/saja që do t’i kontribuonin zhvillimit të mëtejshëm të Institutit Gjyqësor të Kosovës. Përfitues të trajnimit ishte i tërë personeli i Institutit Gjyqësor të Kosovës.
06-10-2009